Osmani: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

schedule14:18 - 4 Shtator, 2020

schedule 14:18 - 4 Shtator, 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takime të ndara ambasadoren finlandeze Pia Stjernval dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Mes të tjerash, gjatë takimit është biseduar edhe për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja Osmani citohet të ketë thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit. Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!