Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla “kokë më kokë” për veriun: Jemi në koordinim të plotë me shtetet aleate

schedule21:23 - 7 Nëntor, 2022

schedule 21:23 - 7 Nëntor, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilët ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri.

Në njoftimin e shkurtër, thuhet se katër liderët kanë theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për mjedis të sigurt, përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate.

“Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schëarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë”, thuhet njoftim.

Vlen të theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 10 muaj afatin për zbatimin e vendimit për targat ilegale serbe.

Kjo kërkesë nuk është plotësuar deri tani nga qeveria e Kosovës, e cila e ka ndarë në faza zbatimin e vendimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!