Osmani i përgjigjet Mustafës: S’merrem me të, por me sfidat që kemi këtë periudhë

schedule18:02 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 18:02 - 16 Dhjetor, 2020

Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Shqipëri është shprehur se qëndrimi i saj ndaj mini Shengenit është i njëjtë nuk ndrysho.

Në fjalën e saj Osmani është shprehur se i vjen keq që akoma nuk kanë arritur që ta bindin kryeministrin Rama se kjo nuk është një iniciativë e mirë për rajonin.

Sa i përket mini-Shengenit kam të njëjtin qëndrim që kam pas në 2019 që ja kam përcjell kryeministrit Rama dhe do e përsëris sërish nesër, ka shumë argumente që ne e kemi atë qëndrim dhe shpresa është që të bindim Ramën për këtë marrëveshje por mesa  duket ai bindi kryeministrin Hoti për këtë marrëveshje që nënshkroi atë të Uashingtonit. Kjo është një iniciativë që nuk e ka përfshirë Kosovën dhe nuk është njoftuar për asgjë, ka një numër të madh të iniciativave rajonale, që përkundër mbështetjes së madhe Serbia nuk i ka zbatuar por ka vijuar me shkelje të mëdha dhe kjo mund të duket një iniciativë që mund të ketë një qëllim të njëjtë por mund të shkrihet me ato ekzistuese. Ne si Kosovë kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit me të gjithë rajonin, ajo që kërkojmë është trajtim i barabartë”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera ajo ka ka komentuar dhe deklaratat e fundit të Isa Mustafës në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri ku është shprehur se zgjedhjet do të jenë një mënyrë e mirë për të sjellë një perspektivë të mirë.

LEXO EDHE:Osmani: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, Kuvendi të miratojë rezolutën për gjenocidin

Nuk e besoj se zoti Mustafa është për të shkuar në zgjedhje, unë jam shumë e zënë dhe ka kohë që nuk e kam dëgjuar çfarë thonë ai. Po merrem me shumë sfida që kemi në institucione tona dhe nuk kam kohë. Sa më parë të mbahen zgjedhjet aq më mirë për iniciativën që do të udhëheqë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk do të japë asnjë

“Nuk më pëlqen që të them preferenca personale, por si president i republikës më pëlqen që të ndërhyj dhe të bëj gjithçka për bashkëpunimin e institucioneve. Kam respekt të madh për zonjën Osmani, pasi nuk është e lehtë të rrish në politikë, dhe e përgëzoj për arritjet e saj dhe po ashtu dhe për zotin Ramush kam shumë respekt e konsideratë.Unë do të respektoj çdo zgjedhje që ju do të bëni, dhe ju e keni treguar se dini të bëni zgjedhje të lira”, ka thënë Meta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!