Osmani: Është e rëndësishme që kjo ditë mblodhi liderët e rajonit

schedule18:19 - 20 Maj, 2023

schedule 18:19 - 20 Maj, 2023

Kosova është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Malin e Zi, veçanërisht kur bëhet fjalë për integrimet evropiane, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo u tha gazetarëve në Podgoricë, pas inaugurimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, se ishte e rëndësishme që kjo ditë të mblidhte liderët e rajonit.

“Dua të përgëzoj Presidentin e Malit të Zi. Kosova është jashtëzakonisht e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimi edhe ashtu i shkëlqyer me Malin e Zi, veçanërisht kur bëhet fjalë për integrimin në BE”, tha Osmani, transmeton Pobjeda.

Osmani tha se do të bashkëpunojë me çdo vend tjetër në rajon që dëshiron paqe, stabilitet dhe integrim euroatlantik./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!