Osmani e pret në aeroport, Tiranës i vjen goditja e fundit

schedule21:40 - 20 Janar, 2021

schedule 21:40 - 20 Janar, 2021

Tim Vayrynen është zyrtarisht i Tiranës prej të hënës, ndërkohë që ditën e sotme sulmuesi finlandez ka mbërritur në kryeqytet. Sigurisht ai do ta ndjekë nesër derbin nga stadiumi dhe në ditët në vijim do të vihet nën urdhra e trajnerit Nevil Dede, i cili do e shohë nga afër sulmuesin.

“Tim Väyrynen mbërriti këtë pasdite në Tiranë. Shtatlarti u prit në aeroportin e Rinasit nga stafi i ekipit nga ku u dërgua më pas të akomodohej. Lojtari është tashmë i gatshëm për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dede.

Pas ndeshjes së nesërme ai pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për t’u përgatitur për sfidën e radhës”, njofton klubi i Tiranës. Vayrynen vjet ishte pjesë e Helsinki, në Finlandë, duke u shpallur kampion. Ai shënoi 9 gola, duke luajtur më së shumti si zëvendësues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!