“Osmani dhe Kurti, luftë për pushtet”/ Hoti: Po dëmtojnë Kosovën për të mbajtur karrigen

schedule13:04 - 18 Korrik, 2025

schedule 13:04 - 18 Korrik, 2025

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kane hyre ne historine politike te Kosoves si mashtrues te elektoratit dhe demtues te shtetit te Kosoves.

Keshtu i ka etiketuar ish kryeminsitri i Kosoves Avdullah Hoti, kryeministrin ne detyre dhe presidenten, se ciles po i mbaron mandati.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se Osmani dhe Kurti po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese per te qendruar ne politike.

“I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej. E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale. Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje”

Peplasja Hoti-Osmani u rindez pas konferences se paralajmeruar te presidentes, per shkak te trazirave qe shkaktoj nje deklarate e saj ne emer te presidentit Trump, per te cilen i zgjedhuri i tij Richard Grenell reagoj, duke i quajtur turp mashtrimet publike te presidentes se Kosoves.

Ne daljen e saj, Osmani u justifikua duke deklaruar se tha ate qe kuptoj nga fjalet e presidentit te SHBA-ve, por me shume kohe I kushtoj “Marreveshjes se Uashingtonit’, e cila kur u nenshkrua NE 2020-ten nga kryeministri Hoti ishte “ne deme te Kosoves’, ndersa sot kur Trump eshte serish ne krye te Shtepise se Bardhe, vlen.

Per kete qendrim te dyfishte te Osmanit, Hoti reagoj edhe pas konferences.

“Po i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës.

Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa.

Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së. Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës. “

“Marreveshja e Uashingtonit” u kritikua masisvisht nga Osmani e Kurti, por sot, ajo propagandohet si nje nga arritjet me te medha, duke deshmuar se ne politiken e Prishtines dy standarde jane norme, madje edhe kur ne mes te debateve qendron SHBA-ja. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!