Tirana luan të premten ndeshjen derbi përballë Partizanit dhe shumë lojtarë shqetësojnë. Elton Cale u ndëshkua me karton të verdhë kundër Kukësit dhe për të ishte i katërti, çka e lë jashtë derbit të kryeqytetit.
Një tjetër lojtar me shanse minimale të luajë ndaj Partizanit është edhe mbrojtësi Tefik Osmani, i cili javën e shkuar ka punuar i diferencuar. Me shumë gjasa, mbrojtësi do ta humbasë sfidën ndaj “Demave të Kuq”. Edhe Edon Hasani është në dyshim. Shkodrani pret të marrë përgjigjen nga mjeku specialist nesër, pasi sot ka kryer rezonancën për dëmtimin në gju.
Një lojtar tjetër në dyshim është Winful Cobbinah, i cili gjithashtu e ka lënë në mes ndeshjen kundër Kukësit. Nesër përcaktohet përgjigja e rezonancës edhe për Dungën./abcnews.al