Osmani apo Kurti, kush do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit? Ja si përgjigjet Gërvalla

schedule15:38 - 6 Tetor, 2023

schedule 15:38 - 6 Tetor, 2023

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një deklaratë për mediat që dha pas takimit me homologen gjermane Annalena Baerbock, u pyet edhe se kush do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahen në Tiranë, presidentja Vjosa Osmani apo kryeministri Albin Kurti.

“Me datë 16 se kush merr pjesë atë se vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës. Ne e mendojmë mirë kush merr pjesë për pjesëmarrje dhe mospjesëmarrje. Ktë informacion po e dëgjoj për herë të parë nga ju. Nuk ka vendosur kushte organizatori as nuk kemi vendosur.

Kosova merr pjesë gjithkund.  Të gjithë përfaqësuesit tonë, si presidenti si kryeministri, kryetari i kuvendit, të gjithë kemi një gjuhë që e përdorim dhe ajo gjuhë jo vetëm që shpreh shqetësimin e Kosovës por tregon edhe rrugëdaljen. Presidentja ka qenë në Spanjë këto ditë.”, tha ajo./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!