Klubi anglez, Chelsea thuhet se është gati të paguajë klauzolën e lirimit të yllit të Napolit, Victor Osimhen, në fund të sezonit.
Sulmuesi nigerian lëshoi një intervistë me ‘CBS’ të martën, duke pretenduar se tashmë ka marrë një vendim në lidhje me ‘hapin e ardhshëm’ të karrierës së tij për fundin e sezonit.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Napoli mbeti ‘i befasuar’ nga intervista e Osimhen pasi nuk ishte rënë dakord me klubin për diçka të tillë.
Gazeta italiane konfirmon dëshirën e Osimhen për t’u larguar nga ‘Stadio Maradona’ në fund të sezonit dhe raporton se Chelsea është gati të paguajë klauzolën e tij në verë dhe ‘ta mbulojë me ar’ duke i ofruar një pagë fitimprurëse.
Osimhen së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Napolin deri në qershor 2026, por marrëveshja e re përfshin një klauzolë në rajonin prej 120-130 milionë euro.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, klauzola është vendosur në 130 milionë euro dhe si Osimhen ashtu edhe shoqëruesi i tij kërkuan ta përfshinin atë në kontratën e re për t’iu bashkuar një klubi të Premier League në verë./h.ll/abcnews.al