Osimhen e ka një çmim, De Laurentiis kërkon 150 milionë euro për nigerianin

schedule10:26 - 21 Qershor, 2023

schedule 10:26 - 21 Qershor, 2023

Dy gjëra janë diskutuar në konferencën e prezantimit të Rudi Garcias me Napolin. E para, që Napoli nuk do donte të shiste Victor Osimhen dhe e dyta, që të gjithë e kanë një çmim. Golashënuesi më i mirë i Serie A, duket qartë që është në qendër të zërave të merkatos dhe është i piketuar nga disa klube të mëdha, sidomos nga Bayern Munich dhe PSG, dhe kështu, De Laurentiis nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të caktojë një çmim për bomberin nigerian.

Sipas raportimeve nga “Sportmediaset”, presidenti i Napolit ka vendosur vlerën e 150 milionë eurove për “kokën” e Osimhen. Gjithsesi, vlera e vendosur për Osimhen nuk përputhet me pagën e tij, i cili merr 4.5 milionë euro, dhe kështu, një rinovim i mundshëm do t’i kushtonte De Laurentiis të paktën 8 milionë euro në sezon për Osimhen, një shifër që bosi i Napolit nuk do të dëshironte ta dëgjonte.

Kështu, për të mos u lodhur më me kërkesat e kota në treg, ai ka theksuar se cilido klub që dëshiron sulmuesin nigerian, do të duhet të paguajë shifrën e lartë prej 150 milionë eurove. Në rast largimi të Osimhen, Napoli do të futet në aksion për të transferuar Jonathan David./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!