Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka instaluar në Korçë nënstacionin lëvizës. Veç kësaj në n/stacionin Korçë u vendos edhe një transformator për të siguruar furnizimin me energji elektrike jo vetëm për qytetin e Korçës, por për të gjithë rajonin. Operacioni është kryer gjatë natës nga Drejtoria e Tensionit të Larte pranë OSHEE . Kjo vjen si masë mbrojtëse pas dëmtimit të transformatorit disa ditë më parë i cili la në errësirë qytetin e Korçës. Për mbarëvajtjen e rrjetit elektrik kompania ka shtuar përforcime në terren duke stacionuar në pika kyçe rreth 1500 punonjës në gatishmëri të plotë. /abcnews.al
OSHEE instalon nënstacion mobile për rajonin e Korçës
schedule15:11 - 30 Dhjetor, 2018
schedule 15:11 - 30 Dhjetor, 2018