“Ose unë, ose ti këtu”, Gjiknuri sfidon Bardhin: Karagjoz, nëse ke burrni dil

schedule14:00 - 28 Tetor, 2021

schedule 14:00 - 28 Tetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri dhe i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përfshinë në replika lidhur me kontratat e inceneratorëve, që janë bërë edhe objekt i komisionit hetimor të Kuvendit.

Bardhi akuzoi se Gjiknuri ka udhëtuar disa herë drejt Maltës me disa mafiozë dhe e pyeti nëse ka llogari të fshehur atje, apo një shtëpi? Gjiknuri e sfidoi duke i kërkuar që të nxjerrë se kur ka qenë për herë të dytë dhe nëse e vërteton do të japë dorëheqjen.

Lexo edhe: Bardhi pyet Gjiknurin: A ke shtëpi të fshehtë në Maltë, sa herë ke udhëtuar me Zoton dhe Mërtirin?

Problemin e keni me modelin ekonomik të inceneratorëve apo personin?

Nëse dilni këtu nga ky tip karagjoz politik (i drejtohet Gazment Bardhit), del këtu me një skemë dhe kujton se kanë vlerë.

Po ke burrni ti duhet të dalësh të thuash, nëse Damian Gjiknuri ka qenë më shumë se njëherë në Maltë përveç vizitës zyrtare ose do të ikësh ti ose unë.

Ato charter-at janë shpikje dhe shpifje se nuk kam udhëtuar asnjëherë. Mos e nxirrni në shtije foltoren tuaj. Nëse ke burrni dil e thuaj se kam qenë dy herë në Maltë” tha Damian Gjiknuri./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!