“Ose hiq erën, ose hiq fabrikën”, banorët përplasën me policinë në Lezhë

schedule20:43 - 9 Mars, 2020

schedule 20:43 - 9 Mars, 2020

Ka nisur me debate protesta e qindra banorëve të Lezhës që jetojnë në pranë kësaj fabrike që riciklon mbetje shtazore me policinë. Fillimisht ata nuk doni të lejonin këtë tubim dhe shkak sipas banorëve është përhapja e koronavirusit.

“Ka koronavirus na thanë dhe s’duhet të grumbulloheni. Koronavirusin po na i sjell ky që pastron qente e ngordhur të Italisë”, tha një banor.

Këta banorë protestojnë për herë të dytë vetëm pak ditë pasi thonë se ankesa e tyre për ndotjen e ajrit nga kjo fabrikë ka rënë në vesh të shurdhët nga të gjitha diksateret shtetërore.

Ata shpjegojnë dëmet në zonë dhe ngrenë akuza të forta.

“Ka sjellë një konotarium që rrallë bëhet në botë, këtë e ka bërë Fyleri për hebrenjtë, ky ben djegie kafshësh mbeturina nga e gjithë bota, dhe mafja më e fortë është mafja e plehrave”, ka thënë banori.

Banorët ankohen për erën e keqe në shtëpitë e tyre. Ndërsa një tjetër banor përshkruan dialogun fyes mes tyre dhe përfaqësuesve të fabrikës.

“Kemi bërë dy takime na thanë era është perceptim dhe ju jeni malokë keni ardhur prej malit

Këta banorë janë konsultuar dhe me ekspertë dhe sipas tyre ju është thënë se kjo fabrikë nuk duhet që ndërtohej kaq pranë zonës së banuar.

Një nga banorët e zonës thekson se leja e ambjentit të dhënë është në kontraditë me teknologjinë e fabrikës, pasi leja e përcakton qartë se era nuk duhet të kalojë jashtë mureve.

“Ky lloj implanti nuk ka vetëm mungesë filtrash por edhe mungesë vendodhje pasi kjo lloj fabrike dhe ky lloj përpunimi mbetjesht dhe në një park kombëtar duhet të jetë 2 km larg pasi supozohet se  ka kafshë”, shprehet një banor i zonës.

Në ish zonën industrial të Lezhës jetojnë rreth 500 banorë të cilët spo gjejnë zgjidhje dhe lëshojnë kërcënime.

“Ose hiq, erën ose hiq fabrikën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!