OSBE: Të shqetësuar për protestat në Bjellorusi, duhet një dialog konstruktiv

schedule19:37 - 17 Gusht, 2020

schedule 19:37 - 17 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së ka reaguar në lidhje me protetsat e ditëve të fundit të zhvilluara në Bjellorusi.

Rama ka kërkuar një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për të zgjidhur situatën e krijuar, pas tensioneve të përshkallëzuara të nxitura në zgjedhjet e fundit që nxorën fitues Aleksandër Lukashenkon.

Ne ritheksojmë shqetësimet tona për sjelljen e zgjedhjeve presidenciale në 9 gusht 2020, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe përdorimi jo proporcional i forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet e përhapura dhe torturat dhe keqtrajtimet e supozuara nga forcat e sigurisë,”shprehet kreu i OSBE-së.

Ndërkohë kryesia e OSBE-së thekson domsdoshmërinë e një dialogu të hapur dhe konstruktiv për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

Një dialog i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi. OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dhe të angazhohet me të gjithë aktorët e interesuar. Prandaj, një ofertë zyrtare është paraqitur në qeverinë e Bjellorusisë për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde – të takohet me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës. Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial“, thuhet ndër të tjera në deklaratën e OSBE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!