OSBE: Partia pro-perëndimore në Mal të Zi përfitoi padrejtësisht gjatë procesit zgjedhor

schedule08:06 - 1 Shtator, 2020

schedule 08:06 - 1 Shtator, 2020

Vëzhguesit perëndimorë kanë theksuar se partia pro-perëndimore në Malin e Zi ka gëzuar përparësi të padrejtë gjatë zgjedhjeve parlamentare për shkak të qasjes në burimet shtetërore dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), në deklaratën e saj për mediat është shprehur se Partia Demokratike e Socialistëve, që ka udhëhequr për 30 vjet, ka përfituar edhe nga mbulimi më i mirë medial.

Megjithatë, Fronti Demokratik pro-serb dhe dy koalicione tjera opozitare kanë pretenduar se kanë fituar në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Rezultatet preliminare jozyrtare kanë treguar se opozita ka fituar 41 ulëse në parlamentin me 81 të tilla.

Ndërkohë Presidenti Millo Gjukanoviç, lider i Partisë Demokratike të Socialistëve ka thënë se partia e tij do të respektojë rezultatin ndonëse ende nuk e ka pranuar atë.

“Kjo ka qenë fushatë e ashpër, mirëpo partia në pushtet ka përfituar nga një pozicion i pabarabartë”, ka thënë nënpresidentja e Asamblesë Parlamentare të OSCE-së, Margareta Cederfelt.

Kjo Organizatë ka përmendur faktin se marshet politike janë ndaluar për shkak të pandemisë me koronavirus pavarësisht pse nuk ka pasur gjendje të jashtëzakonshme brenda shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!