OSBE-ODHIR vlerëson zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

schedule18:45 - 22 Prill, 2019

schedule 18:45 - 22 Prill, 2019

OSBE-ODIHR vlerëson se përveç disa sfidave në aspektin teknik, zgjedhjet e djeshme presidenciale ne Maqedoninë e Veriut në përgjithësi ishin të mirë administruara.

Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt dhe transparente” thuhet në vlerësimin e misionit ndërkombëtar të vëzhguesve ndërkombëtar të OSBE/ODIHR-së, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Ata, megjithatë shprehen se duhen reforma në Kodin Zgjedhor.

Në vlerësimin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, misioni ndërkombëtar i vëzhguesve nënvizon se pjesëmarrja e votuesve ishte e ulët.

Nisur nga ky fakt, vëzhguesit ndërkombëtare apeluan qytetarët e Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve. Fushatën e kandidatëve presidenciale e vlerësuan në nivel të duhur  dhe transparente.

Misioni ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve ka ne përbërje 240 vëzhgues nga 38 vende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!