Mjekët e spitalit Hygeia në Tiranë arritën të shpëtojnë nga dhimbjet dhe ti kthejnë ecjen normale një 58-vjeçari me probleme në këllkun e majtë dhe disa sëmundje shoqëruese.
Kirurgu ortoped Dritan Todhe tregon se kjo u arrit falë një ndërhyrje kirurgjikale ku pacientit iu vendosë një protezë.
“Me insuficiencë empatike, alkoolist kronik, me 6-7 operacione të tjera të bërë më parë, paraqitet me dhimbje të forta të këllkut të majtë. Dhimbje të cilat e kanë detyruar prej disa muajsh të ecë më një deformim të theksuar. Paraqitet në spitalin tonë, diagnostifikohet, operohet dhe vendoset një protezë.
Ky operacion zgjat rreth një orë dhe bëhet pa ndihmën e transfuzionit të gjakut. Me këtë operacion pacienti të nesërmen mund të ecë më ndihmën e një paterice. Ndërkohë për 4-5javësh këta pacientë mund të ecin normalisht”, sqaron mjeku.
Në Departamentin e Ortopedisë në spitalin Hygeia në Tiranë mund të merrni zgjidhje për çdo problem të kockave pavarësisht vështirësisë që paraqet.
“Operacionet e supit, të gjurit, të legenit, tumoret të gjitha llojet e artroskopive janë tashmë të realizueshme 100%. Falë bashkëpunimit me ekipin e onkologëve që kemi në spital, bëhet i mundur trajtimi modern i këtyre llojeve të patologjive”, u shpreh ai.
Departamenti i Ortopedisë në Spitalin Hygeia në Tiranë është hapur në vitin 2010 dhe është kompletuar me aparaturat më bashkëkohore./abcnews.al