Orteku në Alpet Franceze lë të vdekur gjashtë persona

schedule13:34 - 10 Prill, 2023

schedule 13:34 - 10 Prill, 2023

Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet Franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë, thanë autoritetet lokale të hënën.

Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë është gjetur pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes, shkruan REL.

Prefektura e Haute-Savoie tha se një person u dërgua në spital me lëndime të lehta. Tetë persona të tjerë u gjetën të padëmtuar.

Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave. Orteku të dielën ra nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!