Riccardo Orsolini dhe Mauro Icardi, dy emra për Milanin dhe Romën. I pari, pjesë e Bologna dhe autor i katër golave në Serie A këtë sezon, pëlqehet nga kuqezinjtë. Për 24-vjeçarin klubi nga Milano, sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, është gati një ofertë nga 18 në 20 milion euro.
Milani dihet që po e kërkon me ngulm një anësor të djathit dhe Orsolini me siguri është vetëm një nga objektivat. Thuavin i Marseille ka qenë më i lakuari për kuqezinjtë, ndërkohë që për majën e sulmit është përmendur edhe Mauro Icardi.
Tani argjentinasi ka dalë në skenë për një kalim te Roma për të pasuar boshnjakun Edin Dzeko. “Corriere dello Sport” raporton se Icardi i është propozuar verdhekuqve, pasi është pranë largimit nga PSG.
Te Roma sulmuesi mund të transferohet me formulën e huazimit, me një klauzolë që i jep mundësinë klubit italian ta blejë në fund të sezonit të ardhshëm. Problem mbetet paga e lartë e Icardit dhe për këtë duhet gjetur një zgjidhje. /abcnews.al