Katy perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze pak javë më parë. Dyshja e konfirmoi lajmin për UNICEF, organizatë për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë, teksa u shprehën se ndihen kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre.
Së fundmi, në një intervistë për ” The Ellen DeGeneres Show “, Bloom ku ndër të tjera nuk i shpëtoi as pyetjes se kujt i ngjan më shumë e vogla. DeGeneres tha se kishte një parë një fotografi që Katy i kishte dërguar, dhe vuri në dukje se sytë e Dasiy-t ishin si të yllit të muzikës pop.

“Po, sytë duken si ajo,” u shpreh Bloom. “Kur lindi mendova ‘Oh, qenka si unë! Është një kopje në miniaturë e imja. Dhe pastaj fatmirësisht ajo mori sytë blu të Katy, gjë që ishte perfekte”, shtoi më tej aktori. xh.d/abcnews.al

