Orjola Pampuri, në një komunikim për mediat ka reaguar me kritika ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Pampuri tha se në degën 14 Partia Demokratike ka dyfishuar rezultatin në Qesarakë, ndërsa në degën 12, PD ka arritur rreth 25 % më shumë të votave në Bërzhitë, ndryshe nga çfarë ka deklaruar Veliaj.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Aleanca për Ndryshim arriti një fitore të madhe në zgjedhje. Të gjithë do ta shohim fitoren tonë kur numërimi të përfundojë. Erion Veliaj si çdo herë gënjen dhe mashtron.
Procesi i numërimit në Degën 12 dhe Degën 14 vijon ende. Ai shpall rezultatin në përpjekje për të fshehur humbjen në këtë zonë. Në Degën 14 Partia Demokratike ka dyfishuar rezultatin në Qesarak, ndërsa në Degën 12 Partia Demokratike ka arritur rreth 25% më shumë të votave në Bërzhit ndryshe nga ajo që deklaron Erion Veliaj.
Ne e shohim këtë trend kudo në Shqipëri prandaj konkluzioni është i qartë, një fitore e madhe për Aleancën për Ndryshim, një fitore historike për Shqipërinë.”, tha Pampuri.
/abcnews.al/