Ajo tërheq vëmendjen me çdo foto që ndan në rrjete sociale. Oriola Marashi është një ndër modelet shqiptare më të komentuara, e cila prej kohësh është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda.
Modelja është shumë aktive në Instagram, duke postuar shpesh foto provokative. Ditën e djeshme, ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto, ku si gjithmonë shfaqet shumë joshëse teksa pozon pranë detit.
“Gëzuar miq”, shkruan Oriola krahas fotos që ka marrë komente të shumta, mes të cilëve ra në sy dhe komenti i një ndjekësi që i shkruan: “Po si publikove 6 foto vetëm dhe nuk nxore një me Erosin”.
Megjithëse, dyshja pranoi pak kohë më parë lidhjen, duket se kanë preferuar të tregohen të rezervuar përsa i përket daljeve të përbashkëta. Por, një ditë më parë modelja postoi një foto me Erosin, edhe pse fytyrën e tij e kishte mbuluar me një emoji me zemër.
Dyshja ndodhet në Kroaci ku po shijojnë disa ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. /abcnews.al


