Është një prej modeleve që komentohet gjithmonë si për jetën personale ashtu dhe sentimentale. Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e cila është mjaft aktive në Instagram, ku dhe numëron më shumë se 600 mijë ndjekës.
Modelja ka lënë pa fjalë adhuruesit e saj me fotot e fundit që ka publikuar, në të cilat topless duke vënë në pah trupin perfekt. Kujtojmë që ajo ka qenë në një marrëdhënie me Eros Grezdën, por tashmë dyshja i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
“Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, konfirmoi Grezda pak ditë më parë. /abcnews.al