Orinda feston ditëlindjen, Turi e uron me foton më solare, nuk mungon as Atara

schedule12:58 - 5 Shkurt, 2022

schedule 12:58 - 5 Shkurt, 2022

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Orinda Huta feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 35-vjeçe dhe nuk kishte se si të mungonte një urim bashkëshorti i saj, Turjan Hysko.

Ky i fundit ka postuar në Instagram, një foto të Orindës, e cila shfaqet duke ushqyer me qumësht vajzën e saj, Atarën.

“Edhe 100 o mami i Atares!”, ka shkruar Turi krahas pamjes së ëmbël dhe tepër të paqtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Çifti u bënë prindër për herë të parë në korrikun e vitit të shkuar dhe që nga ai moment duket se jeta e tyre ndryshoi. E bija, Atara ka sjellë shumë gëzim dhe lumturi në familje, duke shtuar edhe më shumë dashurinë mes dyshes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!