Orikum, të shtëna pranë portit të jahteve, 37-vjeçari goditet në kokë me qytën e pistoletës

schedule21:41 - 23 Nëntor, 2021

schedule 21:41 - 23 Nëntor, 2021

VLORË-Një sherr i ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum, ka agravuar deri në të shtënat me armë në ajër. Dy persona raportohet se janë konfliktuar me njëri tjetrin pas debateve të cilat dyshohet se kanë nisur ditë më parë. Sipas policisë dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Njëri prej tyre është goditur në kokë me qytën e pistoletës dhe është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për E. Sh., 37 vjeç. Pasi ka marr mjekimin  e nevojshëm ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër“, thotë policia.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Sakat janë ngritur pika kontrolli te zona e Kalasë në Ujin e Ftohtë pasi dyshohet se autori është larguar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!