‘Origjina e mëngores është Myzeqeja’/ Studiuesi flet për legjendën e Dragoit dhe flatrat në veshjen tradicionale

schedule20:28 - 1 Mars, 2025

schedule 20:28 - 1 Mars, 2025

Jo jeleku, as fustanella, por mëngorja. Ky detaj i veshjes myzeqare  të burrave është  riprodhuar nga studiuesi Maksi Zarka në Fier duke shmangur rrezikun e zhdukjes dhe deformimit nga amatorët.

“Këto i kam qepur vetë dmth motra ime sipas modelit origjinal.” Kam bërë disa mengore të cilat i kam në shtëpi por edhe i jap kur i kërkon ansambli dhe artistët”

Zarka ka edhe një tezë për origjinën e mëngores. Mëngët që nuk vishen, por qëndrojnë si flatra në veshjen tradicionale myzeqare të burrave, janë frymëzuar sipas studiuesit nga një legjendë e lashtë me dragonj. Sipas autorit Von Hahn, në studime shqiptare të vitit 1949, legjenda me foshnje dragua ndeshen në Myzeqe dhe Belsh.

“Studiuesi  von Hann thotë se kur erdhi në Shqipëri ndeshi legjendën me femijën dragua në dy zona, Myzeqe dhe Belsh. Legjenda flet për femijet që lindnin me flatra …. Kjo është reflektim i dëshirës për të qenë të mbinatyrshëm si dragua …. Legjenda e dragoit ka origjinën në Myzeqe, pra mëngorja ka origjinën këtu…. mendoj se është përdorur si veshje për t’i dhënë burrave elementin mitik të dragoit ….”

Zarka thotë se mëngorja daton që në periudhën ilire dhe për këtë ka artefakte si ato të gjetura në Bylis

“E kemi në Bylis mengoren në një mozaik. Kjo do të thotë se është veshur që në lashtësi në shekulln e…”

Riprodhimi i këtij elementi të veshjes myzeqare nga studiuesi Zarka është pasuruar me simbole të cilat janë pjesë e traditës së zonës.

Veshja myzeqare e burrave  ka pjesë kryesore, jelekun, fustanellën dhe opingat. Për këto të fundit Zarka thotë se janë modeli origjinal nga të cilat kanë derivuar opingat e veshjeve të popujve të tjerë si grekët apo edhe francezët.

“Xhufka e kuqe në majë simbolizon diellin, fuqinë ripërtëritëse… e kanë grekët po e kanë të zezë e kanë imituar gabim. Ngjyra e topthit në majë të opingës ka lidhje me diellin dhe duhet të ishte patjetër e kuqe. …”

Mëngorja është pjesë e veshjes popullore në të gjithë jugun madje ajo shihet edhe në Greqinë fqinje. Lidhja e saj me legjendën e Myzeqesë të fëmijëve dragonj, sygjeron se origjinën e ka pikërisht në këtë zonë dhe më pas është përhapur si model eshe në zonat e tjera të jugut deri në Greqinë e sotme.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!