Origi kujton golin kundër Barçës: Ndodhi shumë shpejt, fatmirësisht topi shkoi në rrjetë

schedule10:40 - 30 Prill, 2020

schedule 10:40 - 30 Prill, 2020

Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend vitin e kaluar përmbysjen e famshme të Liverpool kundër Barcelonës në Champions League. “The Reds” humbën ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, por në ndeshjen e kthimit ndodhi mrekullia.

Është pikërisht një nga protagonistët e asaj nate që e ka kujtuar atë ndeshje, Divock Origi, i cili me golin e tij i hapi rrugën Liverpoolit për në finale.

”Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Madje dhe kur topi përfundoi në rrjetë, na u desh pak kohë për të kuptuar se çfarë kishim bërë. Janë disa ndeshje ku ndihesh i bllokuar dhe nuk jem më të mirën tënde, por janë disa të tjera si ajo me Barçën ku thjesht ndjek instiktin dhe gjërat bëhen më të lehta”, kujton sulmuesi për “Mirror”.

”Ndoshta në një ditë të keqe ai top mund të kishte shkuar jashtë dhe tifozët do të më vërshëllenin. Por, atë natë gjithçka shkoi mirë dhe ne treguam se ishin një ekip i vërtetë”, mbyll Origi. Liverpool arriti të shkojë në finale të Championsit dhe më pas ta fitonte atë kundër Tottenham. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!