Orientimi për degët e studimit/ Maturantët konsultohen me ekspertë për tregun e punës

schedule14:52 - 6 Shtator, 2023

schedule 14:52 - 6 Shtator, 2023

Mateo Matoshi mbaroi këtë vit maturën në Durrës. Në tetor nis studimet dhe sapo është regjistruar në degën e inxhinierisë mekatronike. Ai është informuar me pare për zgjedhjen e tij. I riu ka marrë të dhëna për tregun e punës dhe mundësite që ofron çdo degë për punësim pas përfundimit të studimeve.

“Mekatronika, vjen nga fjala meka. Në këtë pjesë mund të punosh në cdo hapësirë ku të ofrohen pjesë mekanike, elektrike dhe informatike, si tek makinat, tek aeroplanet, tek shtëpitë, instalimet inteligjente, tek linjat në cdo hapësirë. Kam pasur shumë raste dhe na kanë informuar për degë të ndryshme. Për degën tënde cfarë të kanë thenë? Më kanë thenë që është degë e mirë, ka hyre vitet e fundit dhe është e kerkuar shumë në tregun e punës” tha maturanti.

Mateo kishte biseduar më herët me një këshillues karriere. Erion Muça e bën këtë punë prej disa kohësh . Ai tregon se tregojnë se i udhezojnë të rinjtë drejt degëve që u japin mundësi më të lehtë punësimi në të ardhmen.

” Qasja është drejt degëve dhe programeve që kanë hapësira punësimi, brenda apo jashtë Shqipërisë, apo në ato degë të cilat aksesi në punë është më i shpejtë, mundësia për të pasur një pagë me të lartë në start është e lartë dhe mundësia për të gëzuar benefitet e profesionit janë prezente” tha Muça.

Vitet e fundit, të rinjtë po kërkojnë gjithnjë edhe më shumë këshilla të ekspertëve për të zgjedhur profesionin e tyre.

“Mua me drejtohen shume të rinj që më kërkojnë këshille, oriemtim, mbi vendimarrjet e tyre, sidomos kur janë të dyzyar, duke bërë që une t’ua përkthej degën dhe profesionin, për t’i dhënë informacionin e duhur se ku mund të punojë, duke i ballafaqur degen dhe programet e tyre me tipologjine dhe karakteristikat personale qe te kene nje perputhshmeri, qe ta kene me te lehte zhvillimin profesional” shtoi eksperti.

Degët më të zgjedhura nga maturantët këtë vit janë inxhinieritë, shkencat mjekësore dhe ato ekonomike.

Për të orientuar studentët drejt tregut të punës, qeveria shpalli këtë vit disa degë me prioritet kombëtar. Studentët që regjistrohen në to përjashtohen nga tarifat dhe marrin bursë sa paga minimale.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!