Fituesi i çmimit Nobel për letërsi, shkrimtari Orhan Pamuk në një intervistë për mediat italiane të dhënë pak kohë më parë deklaronte se është e pamundur të jetohet në Stamboll për shkak të politikave që ndiqen nga presidenti i vendit Erdoan.
Shkrimtari turk dhe nobelisti Orhan Pamuk deklaroi se për shkak të ngjarjve të fundit politike që prej kohësh po ndodhin në Turqi, është bërë e pamundur të jetosh në atë vend. Në një intervistë të dhënë për italianen “La Stampa” vetëm pak kohë më parë ai deklaronte se Stambolli ishte shkatërruar si pasojë e ngjarjeve negative të 15 viteve të fundit . Ai madje shkon dhe më tej duke shtuar se dhe nostalgjia i nënshtrohet censurës. Sipas Pamuk të jetosh politikisht në Stamboll është e pamundur, edhe pse qyteti këto 15 vite është bërë më i pasur, ai ka humbur lirinë. Pamuk prej pak kohësh është larguar nga Stambolli dhe jeton dhe punon në Nju-Jork, ku jep mësim në Universitetin e Kolumbisë, shkruan. Ai thekson se është shndërruar në shkrimtar politik, duke bërë që të ketë zili shkrimtarët perëndimorë. E ardhmja e Turqisë është perëndimi përfundon ai duke theksuar se është rritur me një bindje të tillë./abcnews.al