Orges Shehi rikthehet në ekip dhe shpreson që sot të festojë fitoren e titullit

schedule12:04 - 29 Prill, 2018

schedule 12:04 - 29 Prill, 2018

Skënderbeu do të ketë sot gati lojtarin kryesor të ekipit, kapitenin Orges Shehi. Portieri shpreson që kjo të shoqërohet me fitoren ndaj Kukësit dhe me festën e titullit kampion.

As mosha 40-vjeçare nuk ia pengoi rikthimin.

Orges Shehi, kapiteni dhe portieri i Skënderbeut, realizoi një tjetër mrekulli duke qenë sërish gati për t’u aktivizuar pas dëmtimit.

Kjo, në prag të një ndeshjeje që mund të jetë e veçantë, asaj ndaj Kukësit në Korçë, që nëse fitohet, kurorëzon skuadrën me titullin kampion.

Shehi tregon sesi ndihet. “Kam kaluar një fazë rekuperimi dhe jam gati për ndeshjen, nuk është se do sakrifikoj se edhe skuadra është gati dhe e përgatitur dhe s’kam pse rrezikoj.”

Skënderbeu mund të fitojë titullin, ndërsa më pas edhe Kupën, diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

“Dëshira jonë është që ta mbyllim sa më shpejt, do bëjmë çmos që ta fitojmë takimin nesër. Do mundohemi ta marrim këtë kupë, është objektiv i klubit”.

Si po përballohet moralisht sezoni pas dënimit të UEFA-s?

“Është një grup me eksperiencë të madhe që ka meritë”

A i vjen keq një durrsaku që Teuta rrezikon?

“Sigurisht që të vjen keq, janë skuadra tradite, po i tillë është kampionati dhe futbolli i tillë është i ka të gjitha rezultate brenda”./abcnews.al