Orges Shehi nga Tirana te Gjilani? Trajneri zbulon të vërtetën

schedule22:13 - 10 Maj, 2022

schedule 22:13 - 10 Maj, 2022

 

Orges Shehi ka fituar titullin e parë kampion si trajner, në krye të Tiranës, ndërkohë që në drejtim të tij kanë nisur të shkojnë oferta të ndryshme.

Gjilani është një nga klubet që interesohet për Shehin dhe vetë ai ka konfirmuar bisedën telefonike me përfaqësues të klubit dardan.

“Telefonatë kam pasur, por jo takime. Me sa dijeni kam, Gjilani është klub që ka vite që është në majat e futbollit kosovar. Kampionatin e Kosovës e përcjell.

Kam shumë miq në Kosovë. Kam qenë edhe afër Ballkanit para se ta merrja Tiranën”, është shprehur për “Koha” trajneri Shehi. / abcnews.al