Orges Shehi largohet nga drejtimi i Partizanit

schedule18:20 - 5 Gusht, 2024

schedule 18:20 - 5 Gusht, 2024

Orges Shehi nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Shehi dhe drejtues të klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani do të vijojë përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.

“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin  për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!