Vijon gjobitja e përfaqësuesve të partive politike që organizojnë takime elektorale në kohë pandemie. Mësohet se janë gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra secili, përfaqësues i Partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj, Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani.
Po ashtu, është gjobitur me 1 milionë lekë edhe pronari i subjektit privat në Sukth që lejoi organizmin e aktivitetit në biznesin e tij.
Me nga 1 milionë lekë të vjetra gjobë u ndëshkuan edhe dy pronarë që e kanë vijuar aktivitetin në bizneset e tyre pas orës policore. Bëhet fjalë për E. Ç., pronar i një biznesi në lagjen nr. 17, Durrës dhe Sh. K., pronar i një biznesi në Shijak. sb/abcnews.al/