Organizuan festë gjatë pandemisë, Johnson shfajësohet: Askush nuk më tha

schedule09:57 - 19 Janar, 2022

schedule 09:57 - 19 Janar, 2022

Kryeministri britanik Boris Johnson u përpoq të shfajësohej nga akuzat se stafi i tij kishte organizuar një festë vitin e kaluar, – periudhë kur vendi ndodhej në izolim. Ai tha se nuk e dinte që festa që do të organizohej në rezidencën e tij në maj të 2020 ishte kundër rregullave të Covid, shkruan euronews

“Po jua them publikisht që askush nuk më tha, askush nuk më tha se kjo ishte diçka kundër rregullave, mendova se ishte një mbledhje pune, tha Johnson për Sky News gjatë një vizite në një spital në veri të Londrës.

Rreth 100 njerëz u ftuan në ngjarjen “Bring Your Own Booze” në Downing Street më 20 maj, një ditë para funeralit të Princit Philip ku Mbretëresha u ul vetëm për shkak të masave për distancim shoqëror. Rreth 30 deri në 40 persona morën pjesë në festë, raporton abcnews.al

Në atë kohë, rregullat e qeverisë kërkonin që tubimet e mbajtura jashtë të kufizoheshin në dy persona, të cilëve u kërkohej të qëndronin dy metra larg njëri-tjetrit. E ashtuquajtura “Partygate” ka ulur besueshmërinë e liderit britanik, i cili ka thënë se besonte se ngjarja kishte të bënte me punën.

Johnson i kërkoi falje parlamentit dhe familjes mbretërore javën e kaluar.

“Më vjen shumë keq për gjithaçka që ndodhi,” tha ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!