Bënë drekë vdekje, gjobiten pronarët e lokaleve

schedule15:51 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 15:51 - 28 Dhjetor, 2020

Pronarët e dy lokaleve në Krujë janë gjobitur me 1 milionë lekë secili pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Njoftohet se dy subjektet në fjalë kanë organizuar ceremoni mortore, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Kështu, me masë administrative 1.000.000 lekë, u gjobit  K. V., pronar i subjektit në Fushë Krujë dhe B. B., pronar i subjektit në Nikël, Krujë.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe 29-vjeçari B. Xh., banues në fshatin Larushkë, Fushë Krujë pasi në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al.