Organizuan atentate në Shkodër e Tiranë/ Hetim pasurish për Martinajn dhe asetet e biznesmenit Pëllumb Gjokaj

schedule14:59 - 30 Gusht, 2023

schedule 14:59 - 30 Gusht, 2023

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror për personat e arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” për të identifikuar pasuritë e personave që rezultojnë të përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. SPAK do të verifikojë pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, prokurorit Xhevahir Lita dhe për personat e tjerë të arrestuar, por edhe për ata që janë shpallur në kërkim përfshi edhe Ervis Martinajn apo Behar Bajrin.

Prokuroria ka kërkuar informacion në disa banka të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të kenë këta persona. Gjithashtu shkresa janë dërguar edhe në institucionet e agjensive të pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tyre apo familjarëve të lidhur me ta.

SPAK njoftoi zyrtarisht se hetimet kanë nisur për 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup I strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash.

Hetimet po zhvillon nga dy prokurorët Altin Dumani e Arben Kraja që lëshuan në total 15 urdhër arreste mes të cilëve edhe emra të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj e Behar Bajri që nuk janw arrestuar ende.

Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të siguruara nga autoritetet hollandeze belge dhe ato franceze që zbërthyen komunikimet mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Sipas prokurorisë këta persona rezultojnë të përfshirë në katër ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në shkodër e tiranë gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!