“Organizova vrasjen e Ramazanit dhe Runajt’, dëshmon Dumani: U pagova nga Erion Alibej

schedule15:17 - 21 Shkurt, 2023

schedule 15:17 - 21 Shkurt, 2023

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, të arrestuar për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt tre vite më parë në Elbasan.

Dumani u shoqërua në masa të rrepta sigurie në ambientet e gjykatës së aposaçme. Ai ka treguar përballë gjykatës se vrasja e Emiljano Ramazanit dhe ajo e Regis Runajt janë organizuar prej tij me kërkesë të Erjon Alibejt.

Në seancën me dyer të mbyllura, Dumani ka treguar se është paguar nga Alibej për të kryer ekzekutimet. Vrasjen e Emiljano Ramazanit, Dumani ia ka besuar Skerdi Tases, ndërsa pas ekzekutimit ai ndihmua nga bashkëpunëtori tjetër I drejtësisë Henrik Hoxhaj që e largoi me makinë nga vendi i ngjarjes.

Për këtë çështje tetorin e kaluar SPAK tërhoqi aktet për Erion Alibej, që po gjykohej në Gjykatën e Posaçme si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë të të penduarit Nuredin Dumani, thëniet e të cilit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit tjetër dosjes Euglen Halilaj. Procesi u veçua për Alibejn ndërsa vijon gjyqi për Halilajn dhe Xhuljano Hoxhën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!