Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari, procedohet një tjetër në Elbasan

schedule09:01 - 16 Shtator, 2024

schedule 09:01 - 16 Shtator, 2024

Një operacion kundër lojërave të fatit është zhvilluar në Elbasan. Në pranga ka rënë pronari i lokalit dhe është proceduar penalisht një shtetas që u kap në flagrancë në lokal.

Gjithashtu janë sekuestruar 2 telefona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/