Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për organizimin e lojërave të fatit.
Mësohet se 55 vjeçari organizonte lojëra fati në lokalin në pronësi të tij në lagjen “10 Korriku” dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ai fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.
Procedimi për dy personat e tjerë nisi pasi ata u kapën duke vënë baste sportive në këtë lokal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas./abcnews.al