Organizonin baste sportive online, arrestohen 4 persona në Tiranë

schedule10:25 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 10:25 - 3 Dhjetor, 2024

Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, edhe njëri prej tyre po procedohet penalisht. Mësohet se ata organizonin baste sportive online në kundërshtim me ligjin, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Si pasojë, në cilësinë e provës materiale, blutë i kanë sekuestruar dhe 5 aparate celularë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 6”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

27 vjeç, 32 vjeç, 57 vjeç, 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi 21 vjeç.

5 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!