Organizoi sulmet e 7 tetorit, Izraeli konfirmon vdekjen e liderit ushtarak të Hamas

schedule11:01 - 1 Gusht, 2024

schedule 11:01 - 1 Gusht, 2024

Ushtria izraelite tha se ka vrarë liderin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në një sulm ajror në Gaza më 13 korrik. Konfirmimi i vrasjes së Deif nga Izraeli në Gazën jugore vjen gati tre javë pas sulmit, ku humbën jetën gjithashtu të paktën  90 palestinezë në Al-Mawasi.

Gjatë asaj kohe, zyrtarët izraelitë thanë se kishin indikacione se sulmi i tyre ishte i suksesshëm, por nuk ishin në gjendje të konfirmonin nëse ishte vrarë kreu ushtarak.

Deif besohet të jetë një nga organizatorët e sulmeve të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamas në jug të Izraelit, në të cilat 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!