Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në ishullin Kos, për shkak se akuzohet se ka organizuar një festë me miqtë në kohë pandemie.
Mësohet se shqiptari kishte marrë një apartament me qira ndërsa në festë kishte ftuar disa miq. Por muzika e lartë ka rënë në veshtë e policëve të cilët kanë kontrolluar në apartament dhe më pas zbuluan festën e jashtë ligjshme në kohë pandemie.
20-vjeçari shqiptar u gjobit me 3,000 euro ndërsa do të përballet edhe me akuzën e organizimit të kësaj festë në kohë covid-i, ndërsa shtatë bashkatdhetarët e tjerë që morën pjesë në mbrëmje do të kërkohet të paguajnë një gjobë administrative prej 300 eurosh. E.L/abcnews.al/


