Pronarja e një biznesi në Lushnjë është gjobitur pasi ka organizuar ceremoni mortore, në një kohë kur këto të fundit janë të ndaluara. Nga kontrollet e ushtruara nga policia në Fiershegan, të Lushnjës është gjobitur me 1 milionë lekë, qytetarja me iniciale F. K.,
NJOFTIMI
“Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator apo pronarë lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.” sb/abcnews.al/