Organizoi ceremoni martesore, gjobitet pronari i lokalit në Durrës

schedule15:54 - 16 Gusht, 2020

schedule 15:54 - 16 Gusht, 2020

Dasmat  dhe grumbullimet festive vijojnë të jenë një problem shqetësues për përhapejne  kroonavirusit në vend.

Policia njofton se një pronar lokali në Krujë është ndëshkuar masë administrative 1.000.000 lekë pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Po ashtu Policia e Shtetit ka njoftuar ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ka tentuar të kalojë  PKK, Port, Durrës, me  dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Në prangat e policisë ka rënë edhe një 21 vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.D., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin SH.D., 58 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Ndëshkohet me masë administrative pronari i një lokali në Krujë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili kishte organizuar ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M.O., 41 vjeç, pasi ka tentuar të kalojë  PKK, Port, Durrës, me  dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.D., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin SH.D., 58 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!