Organizimi i PS në Shkodër, Rama mbledh në Velipojë koordinatorët e Veriut

schedule11:07 - 20 Shtator, 2019

schedule 11:07 - 20 Shtator, 2019

Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama ka mbledhur sot koordinatorët politikë të 4 qarqeve veriore në një takim në Velipojë. Rama ka marre vetë edhe detyrën e koordinatorit politik për 4 qarqet e veriut të vendit.

Në mbledhje po marrin pjesë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që është njëherëh edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.

Takimi zhvillohet ndërkohë që lidershipi i PS po përpiqet të riorganizojë strukturat e partisë në Shkodër. Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, ai u largua edhe nga detyra e koordinatorit politik për këtë qark.

Burime nga mbledhja e sotme bënë të ditur se është diskutuar që 80% e drejtoreve të institucioneve në Shkodër do të lëvizin nga detyra. Ndërkaq në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do të ketë vlerësim të performances së institucioneve me varësi nga pushteti qendror. Njëkohësisht do të bëhet një analizë e buxhetit të bashkive të këtij qarku, për të evidentuar situatën e borxhet dhe projektet aktuale.

/ABC News Albania 24/7