“Organizim perfekt i Wagnerit drejt Moskës”/ Demiraj: Prigozhin vuri në pikëpyetje autoritetin e Putinit

schedule20:27 - 26 Qershor, 2023

schedule 20:27 - 26 Qershor, 2023

Ish-ministri i Mbrojtjes, kolonel Dritan Demiraj thotë se Wagner pati një organizim perfekt teksa autokolonat e saj ushtarake iu drejtuan Moskës.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin vuri në pikëpyetje autoritetin e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Kjo ngjarje, për hir të së vërtetës ka zënë në befasi, të gjitha kancelaritë perëndimore, duke fillur që nga Uashingtoni dhe të gjithë shtetet kryesore të BE. Pavarësisht të gjitha informacioneve që kemi për Wagnerin, asnjë nga vendet e këtyre perëndimore, por edhe ne që jemi studiues, nuk do besonim që do vihej në pikëpyetje kaq fuqishëm, kaq egër, kaq turpshëm, autoriteti i presidentit Putin. Veprimet e tij ishin shumë profesionale, të organizuara, të ashpra, të shpejta, duke rrezikuar autoritetin ushtarak dhe politik. Një autokolonë e cila përbëhet nga 850-1000 automjete, 5000-10000 trupa, organizimi i tyre, mjetet e luftës kundër ajrore, komandim kontrolli, marrja e 3 rajoneve në kohë rekord, arritja në 200 km në Moskë, tregon një organizim perfekt nga Wagneri.

Të gjitha këto veprime, tregon që Prigozhin tremb disa elementë, të cilat ekspertët ushtarakë dhe të inteligjencës i vlerësojnë si të suksesshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!