Organizatori i munguar, Inter bind Eriksen dhe arrin akordin

schedule12:42 - 12 Janar, 2020

schedule 12:42 - 12 Janar, 2020

Paraqitja e mbrëmjes së kaluar kundër Atalantës vuri në pah vështirësitë e Interit për të ndërtuar aksione. Ekipi i mungon një organizator klasik, por ky i fundit mund të vijë këto ditë. Objektivi i madh quhet Christian Eriksen dhe negociatat me danezin kanë shkuar mirë.

Gazzetta dello Sport raporton se zikaltrit kanë arritur akordin me të dhe ia kanë dalë të sigurojnë “po”-në e tij. 27-vjeçari kërkonte në fillim një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon, por akordi është arritur për shumën e 7.5 milionëve plus bonuse. Eriksen e pret një kontratë deri në vitin 2024, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me Tottenham.

Antonio Conte do menjëherë në ekip dhe klubi anglez kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë në janar. Drejtuesit e Interit janë gati të nisin bisedimet me presidentin Levy dhe shpresojnë të arrijnë sa më shpejt në akordin përfundimtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!