Organizata “Save the Children”: Afro 21 mijë fëmijë janë të zhdukur në Gaza

schedule13:59 - 24 Qershor, 2024

schedule 13:59 - 24 Qershor, 2024

Organizata ndërkombëtare joqeveritare me qendër në Britani të Madhe, “Save the Children” njoftoi se rreth 21 mijë fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës.

Në deklaratën e “Save the Children” thuhet se numri i fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre është rritur për shkak të sulmeve në rritje të Izraelit në Rafah, në jug të Gazës, dhe ata që mbrojnë fëmijët e pambrojtur po vihen nën presion.

“Rreth 17 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre ose janë zhdukur të pashoqëruar në Gaza. Rreth 4 mijë fëmijë mendohet të jenë nën rrënoja, në varre masive ose në varre pa emër”, theksohet në deklaratë.

Më tej thuhet se një numër i panjohur fëmijësh u arrestuan dhe mund të ishin nxjerrë nga Gaza. Trupat e atyre që u varrosën nën rrënoja ose u dogjën për vdekje në tenda gjatë sulmeve izraelite, identifikimi është bërë i vështirë, tha organizata.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 15 mijë fëmijë u vranë në sulmet izraelite dhe se gati gjysma e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Ka patur shenja torture mbi fëmijët e varrosur në varreza masive. “Që nga 9 qershori rreth 250 fëmijë të Bregut Perëndimor janë zhdukur në sistemin e paraburgimit izraelit. Familjet e tyre nuk janë në gjendje të konfirmojnë vendndodhjen ose kushtet shëndetësore të fëmijëve të tyre për shkak të kufizimeve të vendosura për vizitat në tetor”, thuhet në deklaratë.

Në Kombet e Bashkuara (OKB) janë raportuar raste të shumta për keqtrajtim, zhdukje me forcë dhe ndalime masive në paraburgim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!