Mbi 1 000 emigrantë kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit 2024 deri më 17 gusht, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raporton ANSA.
”Viktimat e gjetura ishin 421, ndërsa 603 persona rezultojnë të zhdukur, me një total prej 1 024 personash”, saktësoi IOM.
Në të njëjtën periudhë, emigrantët e kapur në det dhe të kthyer në Libi ishin 13 763, nga të cilët 12 220 burra, 947 gra dhe 460 të mitur.