Organizata Botërore e Shëndetit: Vaksina e koronavirusit gati për 18 muaj

schedule19:14 - 11 Shkurt, 2020

schedule 19:14 - 11 Shkurt, 2020

Koronavirusi po vijon të përhapet me ritme të shpejta. Vetëm këtë të hënë kanë humbur jetën 108 persona, shifra më e lartë ditore e shënuar që nga shfaqja e këtij virusi. Në total, autoritetet kineze kanë raportuar se numri i viktimave i kalon 1 mijë. Ndërkaq, numri i të prekurve, zyrtarisht thuhet se po i afrohet shifrës 43 mijë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e gatshme në 18 muaj. Ndërkaq, emri i ri i koronavriusit do të jetë Covid-19. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka pohuar se një virus i tillë mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist. “Bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun nr 1”, ka deklaruar ai.

Pjesa më e madhe e vdekjeve dhe infeksioneve janë në Wuhan dhe provincën përreth Hubeit.

Vetëm dy vdekje janë regjistruar jashtë territorit të Kinës – një në Hong Kong dhe një në Filipine. Të paktën 25 vende kanë konfirmuar raste infektimi dhe disa kombe kanë kërkuar evakuimin e qytetarëve të tyre nga Hubei./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!